Në mediat tona u fol shumë për vizitën e ministrit të Brendshëm Italian, Marko Miniti në Tiranë, menjëherë pasi prokurorët e vendit të tij kishin bërë publike dosjen e përgjimeve Habilaj – Tahiri. Natyrisht qeveria dhe shumica e konsideroi mbështetje.
Rrethet opozitare folën për dokumenta, që ai i ka dhënë Lulzim Bashës që të përdoren nëse qeveria nuk reagon ndaj krimit. Por një njohës shumë i mirë i çështjeve italo –shqiptare, Carlo Alberto Rosi, në një shkrim për Exit.al i ka bërë një vështrim të mprehtë mesazheve të politikanit të lartë italian.
Sipas tij ka një ndryshim të dukshëm kursi në shifrat që jep Guardi Di Financa, e cila më parë qe akuzuar se shtrëmbëronte realitetin duke ofruar grafikëme 99.2% të drogës së ekzekutuar. Tani sipas Rosit, në takimin e Minitit me policinë shqiptare “…një gjeneral i Guardia di Finanza që shpalosi me saktësi detajet dhe shifrat e kontrolleve ajrore, duke dhënë rezultatet për çdo vit, por, ndryshe nga ata që ishin në vendin e tij një vit më parë, rezultatet i shpreh në shifra plantacionesh të zbuluara— janë 304 në 2013, 815 në 2014, 1368 në 2015 dhe në vitin 2016 “vit rekord”, thekson Gjenerali, “janë zbuluar 2086 plantacine”.
Pra konkluzioni i parë është se ajo që kishim dyshuar nga Rama, Tahiri dhe Rilindja për vite me radhë, ka qenë një gënjeshtër e madhe.
Problemi i dytë që shikon Rosi është se vërtet këtë viti plantacionet e mbjella me kanabis janë pakësuar, por eksportimi i kësaj lënde që ka mbushur magazinat e Shqipërisë nuk ka reshtur. Nga 12 tonë që u kapën në Itali të ardhura nga Shqipëria në vitin 2016 shifra shkoi në 33 tonë gjatë këtij viti, dhe pikërisht këtu sipas Carlo Alberto Rosit qëndron edhe mesazhi: “Problemi juaj nuk ka mbaruar, bëtë mirë që ndaluat prodhimin, por lufta vazhdon, tani duhet të ndaloni trafikimin edhe të asaj që keni në magazine” ishte sipas tij mesazhi i ministrit të Brendëshëm italian. Dhe pikërisht për këtë Rosi mendo se Miniti la mesazhin e fortë që u transmetua nga të gjitha mediat: “Tani duhet të godasim trafikantët, organizatat e mëdha që drejtojnë trafikun, duhet të godasim të paprekshmit, sepse në Itali, në Shqipëri dhe në Evropë nuk ka të paprekshëm. Mendoj që ky është një objektiv i rëndësishëm për të cilin duhet të punojmë bashkarisht.”
Për këtë objektiv të lënë si detyrë qeverisja e Rilindjes ende nuk ka bërë asgjë.©Lapsi.al