Home KRYESORE Denoncimi i Berishës/ Ky është Prefekti i ri që ka lidhje me...

Denoncimi i Berishës/ Ky është Prefekti i ri që ka lidhje me Habilajt

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ditën e sotme, ka denoncuar Prefektin e Gjirokastrës, Astrit Aliaj se ka lidhje me grupin kriminal të Habilajve.

Përmes një shënimi në Facebook, referuar një mesazhi të ardhur nga qytetari digjital, Berisha shkruan se disa nga ushtarakët e emëruar nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme si prefekt, janë të implikuar në histori trafiqesh.

Përfaqësuesi më tipik i tyre është Astrit Alia, i cili ka qenë zv.Dr i QNOD-së dhe thuhet se është edhe hallka e Habilajve. Rama atij dhe disa të tjerëve nuk ju përmendi fare punën që kanë bërë”,-thuhet në mesazhin e qytetarit digjital.

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç kishte paralajmëruar, doli në konferencë për mediat dhe zyrtarizoi vendimin e marrë në mbledhjen e qeverisë së ditës së mërkurë për lirimin nga detyra të 12 prefektëve në vend dhe ku prezantoi 12 emrat e rinj që do të drejtojnë në vazhdim këto institucione.

Reagimi i Berishës

Ushtaraku dixhital denoncon: Narko-ushtaraket emerohen nga Noriega narko-prefekte!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje doktor.Disa nga ushtaraket e emruar nga kryeministri si prefekt jane te implikuar ne histori trafiqesh. Perfaqesuesi me tipik i tyre esht Astrit Alia i cili ka qene zv Dr i QNOD-se dhe thuhet se esht edhe lidhje dhe ilaka e Habilajve.R ama atij dhe disa te tjerve nuk ju permendi fare punen qe kane bere.

Tani po e dergon Prefekt ne Gjirokaster. Astriti esht me tipiku por histori dhe lidhje me trafiqet kane shumica e tyre.”

 

Share: