Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi së për të pasur një debati normal parlamentar, kryeministri Edi Rama duhet t’i hapë rrugë arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri.
E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vokshi foli për bojktomin e komisioneve parlamentare nga opozita, ndërsa tha se do të ketë pjesëmarrje ditën e nesërme në seancë plenare.
Vokshi: Kjo e tanishmja është një marrëdhënie e kushtëzuar me parlamentin. Nëse Rama do të vërtetojë se nuk po mbron Tahirin, nëse Rama do të tregojë se nuk është palë me krimin, të dorëzojë Saimir Tahirin. Ku është audi i famshëm që përmendet në përgjime? Është zhdukur.
Fare mirë mund të shkatërrohet çdo provë tjetër në mënyrë që të mos bëhet drejtësi, e cila është vetëm maja e ajsbergut. Së pari të dorëzojë Tahirin që të arrestohet për ti hapur rrugë një debati parlamentar normal.
Kjo është një mazhorancë e kthyer në një mjet në duart e Edi Ramës për të mbuluar skandalet.Të gjitha përgjimet tregojnë se 5 milionë euro në muaj i shkonin ish-ministrit Tahiri. Saimir Tahiri kërcënoi Ramën dhe ky i fundit dha urdhër që të mbrohej Tahiri. Pra çfarë mundemi neve si opozitë të debatojmë me këtë qeveri në komisionet parlamentare? Ne do jemi nesër në kuvend për të qenë përballë kësaj qeverie të bërë palë me krimin dhe trafikun e drogës.
Ndërkohë deputetja Vokshi foli edhe për propozimin e bërë për libra falas për të gjithë nxënësit shqiptarë. Sipas saj, librat janë një propozim i kryetarit të opozitës.
Vokshi: Tekstet falas të mbuluara nga buxheti i shtetit është lançuar për herë të parë nga lideri i opozitës. Ka qenë një prej premtimeve elektorale dhe është kërkuar me forcë nga deputetët e opozitës.