Nga Kasem Seferi
Ky ka qenë dhe mbetet një prej titujve më të shquar të Revolucionit të Tetorit, në kujtesën e të gjithë atyre që përjetuan dhe lexuan shkrimin e gazetarit amerikan që e ndoqi ngjarjen.
Më bëri përshtypje të veçantë, shkrimi i mikut tim Xhevdet Shehu në gazetën “Dita Informacion”.
E vlerësoj Xhevdetin për vlerësimin e ngjarjes dhe jo për politizimin e ngjarjes.
Të paktën, kështu është pamja ime për të djeshmen, të sotmen dhe për të ardhmen: “HISTORIA DUHET SHKRUAJTUR ASHTU SIÇ KA NDODHUR DHE JO SIÇ ËSHTË KOMENTUAR DHE …
PËRDORUR PËR ARSYE DHE INTERESA POLITIKE TË GRUPEVE TË CAKTUARA SHOQËRORE, ku kemi bërë, bëjmë dhe nuk dihet se ku … do të bëjmë pjesë.
Le të shkojmë te “THELBI – FARA” e problemit që nga këha e Adamit (Ademit) dhe Evës (Havasë) ka rendur pas:
- të pasurit të më të shumtës dhe më të mirës mirëqënie;
- të pasurit të më së paktit dhe më të keqes vojtje;
- në një mjedis shoqëror/të quajtur në ditët e sotme dhe në analet shkencore treg;
Duke kërkuar një baraspeshë ndërmjet palëve që kishin, kanë dhe do të kenë të shesin dhe palëve që kishin, kanë dhe do të kenë të blejnë, kur dhunoheshin të drejtat e tyre për të zgjedhur iu drejtuan përfaqësuesve që kishin zgjedhur për të mbrojtur të drejtat e tyre.
LINDI SHTETI.
“Origjina e Pronës Private dhe Shtetit“ – Engels (Marks disa kapituj) mësuar (dhe përkushtuar) në Fakultetin e Ekonomis dhe Filozofisë së Universitetit Shtetëror të Tiranës (ku jam diplomuar si studenti më i mirë i kursit me të ndjerën KOZETA GËRMENJI nga Korça që ishte vajza më e respektuar nga të gjithë).
VITET KALUAN.
DHE ASHTU SI TË TJERËT U PLAKA DHE UNË.
Këto ditë dhe ditë më parë (ndoshta pa qëllim) kam lexuar dhe shikuar në ekranet televizive komente, dokumentarë dhe filma artistikë në lidhje me para dhe pas Revolucionin e Tetorit.
Është një seri filmash italianë për Benito Musolinin; ka filma të tillë për Adolf Hitlerin, ka filma për Leninin dhe për Stalinin dhe, … do të ketë për të gjithë diktatorët e kohës që jetojmë dhe për kohën (që unë nuk e jetoj deri më sot, por që nuk mohon vazhdimësinë).
Si shembull do të merrja për pasojat e ngjarjeve të Revolucionit të Tetorit shumë gjëra (fakte, dëshmi, etj), por nuk do të mjaftonin për të pasqyruar atë që ka ndodhur, po ndodh dhe do të ndodhë nëpër botë.
ME SA DUKET VETËM ZOTI E KA KËTË MUNDËSI!
ZOTI ËSHTË NJË!
DHJETË KANË QENË DHE MBETEN POROSITË E TIJ!
Kush i ka lexuar në Biblën Izraelite, Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re, mbeten një dhe të gurosura në mendimin njerëzor.
“QUO VADIS“?!
Është pyetje hyjnore, që prej shqipes tonë të mrekullueshme, kërkoj të përgatisë qënien njerëzore se ku do të shkojë duke i shtruar “rrugën“ nga ka ardhë ku ndodhet dhe ku duhet të shkojë.
KU DUHET TË SHKOJMË NE SHQIPTARËT NË BOTËN E NJË ZOTI TË VETËM?!
TE MARKSIZËM – LENINIZMI QË DËSHTOI NË GJYSMËN E BOTËS?!
TE LAISSEZ – FAIRE QË REVLUCIONARIZOI BOTËN ME REVOLUCIONIN BORGJEZ FRANCEZ?!
(Ka një film artistik ku të mbetet (deri në vdekje) aktori francez Depardiue në rolin e Fransua Vatel, shefit të ceremonies së Pricit Konde, në kohën e Luigjit kur Ministër i Financave ishte Kolbert (lexuar Kolber) që ka lënë thënien e famshme për mënyrën e të tatuarit që të ta rrjepësh një patë duke duke dëgjuar klithmat më të pakta të saj.
HANTE DHE PINTE LUIGJI ME GJITHË SUITËN E TIJ dhe paguante qytetari i thjeshtë (FRANSUA VATEL VRAU VETEN PËR TË MOS E HUMBUR LIRINË PERSONALE EDHE PSE ATIJ IU AFRUA POSTI I SHEFIT TË SHËRBIMEVE NË MBRETËRI, ashtu sikundër ndodh “sidozot” thotë diku Fan Noli dhe “egërsohet” me poezinë e tij “ANËS LUMEJVE”.
Nuk e di pse por “Fransua Vatel” më duket se simbëlizon një kryeministër që ende nuk është shfaqur në botën europiane (në SHBA është krejtësisht ndryshe) që t’i tregojë vendit (popullit) të tij se është të jetë “FRANSUA VATEL”.
Nga Franca erdhi u bë ministër dhe, tashmë, është kryeministër që, për fat të keq dhe/ose të mirë, duhet të mbajë të gjithë përgjegjësitë.
KUSH E “VRET” VETEN NË SHQIPËRI?!
Shënim: E shkruajta këtë trajtim pasi pashë për të dytën herë një film tejet domethënës në lidhje me atë që Turqia e kohës së “TURQVE TË RINJ“ i bëri popullit armen në vitet 1914 – 1915, vite që na përfshinë si pjesë përbërëse (kontigjent) të Perandorisë Turke dhe kur fqinjët tanë në vitin 1913 na akuzuan si aleatë të Perandorisë Turke dhe na ndanë copash.
LENINI vërtetë e denoncoi copëtimin e Shqipërisë, por Bashkimi (i tij) Sovjetik donte ta aneksonte Shipërinë e copëtuar në kuadrin e influencës sllave.
KU KA SHQIPTARË!
KUR DO TË KETË SHQIPTARË?
DUHET TË KËRKOJNË ME NORMAT MODERNE TË KOHËS:
TË BËHET SHQIPËRI!
Një komb që nuk ka liri, nuk ka ekonomi, nuk ka jetë dhe lulëzim.
Një trup i copëzuar nuk është një organ jetësor që e ka përcaktuar ZOTI.
Revolucioni i Tetorit dhe çfarë solli ai në Shqipëri janë ngjarje historike të paharrueshme, por jo (MOS O ZOT) të përsëritshme.
Kasem Seferi