Home KRYESORE Dokumenti/ 10 gjyqtarë e prokurorë në hetim për fshehje pasurie

Dokumenti/ 10 gjyqtarë e prokurorë në hetim për fshehje pasurie

Nuk është vetëm gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri. Burime nga Krimet e Rënda, që citon Report Tv flasin për 10 gjyqtarë dhe prokurorë që po hetohen për fshehje pasurie.

Hetimet janë të shtrira në 9 mujorin e parë të vitit 2017, ndërsa të dhënat janë siguruar nga një raport sekret i prokurorisë. Report Tv disponon emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë në hetim, por për arsye të hetimeve nga organi i Akuzës nuk i publikon.

Mbrëmë u ndalua nga policia gjyqtari Shkëlqim Miri, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan rreth 34 milionë lekë, ndërsa akuzohet se i ka marrë ryshfet 20 mijë euro Gentian Dodën për t’i ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje.

Doda ishte akuzuar për dy vrasje në 1997, ndërsa u dënua më 20 vite burg. Ai u arratis në SHBA, por u kap dhe në 2012 u ekstradua në Shqipëri. Procesi gjyqësor ndaj tij kaloi në të gjitha hallkat, por në Apel gjyqtari Miri i ndryshoi akuzën duke e liruar nga burgu, ndërsa vetë përfundoi në qeli.

Share: