Jaka e bardhë nuk është veçse një përparësë që blihet tek tregu i Medresesë me një çmim qesharak. Nuk është as një copë pëlhure e përdorur me logon e një spitali humanitar të cilën e zhyt në zbardhues dhe e vesh të nesërmen për t’u bërë karshillëk sëmundjeve. Jaka e bardhë është një terësi e mahnitshme vlerash, përfaqësuesit e të cilave janë ELITA e çdo shoqërie.
Të mbash një jakë të bardhë duhet të kesh një mendje të artë, që nuk lodhet nga edukimi i përditshëm.
Të mbash një jakë të bardhë duhet të kesh një lëkurë tejet të butë, të pastër, erëmirë, të admirueshme.
Të mbash një jakë të bardhë duhet të kesh një shpirt tejet njerëzor por dhe luftarak. Duhet ta duash shumë jetën e sidomos jetën e të tjerëve dhe ta luftosh pa asnjë grimë frike vdekjen.
Të mbash një jakë të bardhë duhet të jesh një baba apo nënë e mirë, duhet të synosh edukimin më të mirë për fëmijët e tu.
Të mbash një jakë të bardhë duhet të jesh kryelartë.
Me pak fjalë MJEKË
Ju kam fort përzemër të gjithëve ju që jeni simboli i jakave të bardha.
Sinqerisht i Juaji
Renato Osmenaj