Home KRYESORE Donald Lu: Të arrestohen peshqit e mëdhenj në fillim të 2018-es

Donald Lu: Të arrestohen peshqit e mëdhenj në fillim të 2018-es

Ambasadori amerikan Donald Lu duke folur në konferencën “Forca e Ligjit” deklaroi se arrestimi i peshqeve të mëdhenj duhet të nisë nga fillimi i vitit 2018.

Pjesë nga fjala e Lu:

“Ne presim rezultate, presim që ky plan agresiv të përfundojë me arrestimin e ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe të vazhdojë me SPAK.

Partnerët e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

Dielli duket që në mëngjes, thoni ju shqiptarët.

Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka problem mes lidhjeve kriminale dhe politikanëve. Për këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Elvis Rroshit, etj.

Ky është një problem që ka pllakasor politikën. Ju keni mbështetje e SHBA. Ashkush smund të jetë mbi ligjin, politikanë, gjyqtarë apo biznesmenë të fuqishëm. Peshku i madh e ha të voglin, thoni ju, por ju lutem një herë të vetme tregoni se duhet të hamë peshkun e madh.

Share: