Ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani ka reaguar pas deklaratave të ish- ministrit Saimir Tahiri, i cili u shpreh në emisionin ‘Top Story’ se familja e tij ishte stresuar gjatë kontrollit që kreu policia në banesën e tij dhe se ai ishte deputeti i parë që policia i ka hyrë në shtëpi.
Përmes një statusi në Facebook, Dritan Zagani, i cili denoncoi i pari lidhjet e mundeshme te ish ministrit me Habilajt, i kujton Saimir Tahirit kohën kur ai i ka dërguar 20 persona për të kryer kontroll në banesën e tij në orën 01:00 të natës.
Statusi i Dritan Zaganit:
E bukur kjo….!
Tahirua na qenka ndjer keq kur i ben kontroll policia..edhe pse e njoftuan nje jave para…edhe pse e morën ne cel qe prit se erdhem…edhe pse ne fund fare i shkuan per kontroll diten per diell dhe me pranine e gjith shtypit…prap ky zotria e tije na qenka ndjere keq dhe se familja e tije e paska perjetu shum rende….!
Mahhh…ore njeri me shume maska qe njehere je luan e njehere lepur…po ti pyete njëherë veten tende, ose sejmenet e tu qe mua mi dergove ne ora 01.00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta per kontroll banese,,,,, a mendon ndopak si u ndjenë femijet e mi ne ate ore te nates me ate qe ti gatove per ta…dhe qe ishte komplet e jashtligjeshme vetem e vetem qe ti dhe Habilet e tu trafikant te ndjehen fitimtare ndaj ligjeve te shtetit….!
Ti luani i djeshem qe ne nje nate te bukur u ktheve ne lepur…sot me djallezine tende te lige del as me pak e as me shume se nje hiene e zeze ne gjithe sa thua e shpif ndaj meje…ti qe te duket vetja kaq i zoti sa dhe nje nga vendet me humane dhe te drejte ne bote, jepka azil ne kurrizin tend…je qesharak deri ne dhembje…!