Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Familjet me rroga mesatare shkurtojnë shpenzimet në ushqim dhe veshje, për të...

Familjet me rroga mesatare shkurtojnë shpenzimet në ushqim dhe veshje, për të paguar faturat

Shumë prindër detyrohen çdo ditë të zgjedhin mes rrobave e artikujve për shkollë, dhe pagesës së qerasë. Ata përjetojnë çdo ditë ankthin e të pasurit një çati sipër kokës së fëmijëve të tyre.

Një studim i bërë së fundmi në Angli thotë se 44% e familjeve sakrifikojnë ushqimin, rrobat apo aktivitete të ndryshme për ta dhe fëmijët që të mund të paguajnë qiranë. 1/3 heqin dorë nga rrobat për vete ose partnerin, 1/5 shkurtojnë shpenzimet në ushqime, dhe 15% e tyre në lodra dhe aktivitete për fëmijët.

Ndërkohë 1 në 10 familje ka vështirësi në pagesën e faturave të energjisë elektike, karburantit për automjetin e tyre, apo taksa të tjera.

Ndërsa dimri po afron, një studim tjetër thotë se 1/3 e shtëpive detyrohen të bëjnë një zgjedhje tjetër: mes ngrohjes apo ushqimit.

Sipas këtij studimi më shumë se gjysma e pensionistëve dhe familjeve me fëmijë përgjysmojnë dushet e ngrohta për të kursyer para. Një pjesë tjetër e fokuson ngrohjen vetëm në një dhomë të shtëpisë./Opinion.al

Share: