Home KRYESORE Filozofia e ligjit. Nga Kasem Seferi

Filozofia e ligjit. Nga Kasem Seferi

  1. L. A. Hart në filozofinë e tij të ligjit (The Concept of Law, 2d ed. – Oxford: Oxford University Press, 1994) pretendon se një sistem ligjor i zhvilluar është bashkim i rregullave parësorë dhe dytësorë.

Rregullat parësorë janë rregulla të detyrimit që rregullojnë sjelljen dhe vendosin detyra.

Rregullat dytësorë janë rregulla që japin pushtet për të rregulluar identifikimin, modifikimin dhe vendimin gjyqësor të rregullave parësorë.

Në qoftë se një ligj ka vetëm rregulla parësorë, ai do të kishte tre difekte madhorë:

(1) pasigurinë, për arsye se të gjithë rregullat janë, thjesht, një sërë standartesh më vete pa identifikim të përbashkët;

(2) mungesë e elasticitetit në ndryshimin e rregullit;

(3) mungesë e efiçencës në përballimin e situatave komplekse shoqërore.

Si rjedhim, duhet të prezantohet ajo sërë, ose vile e rregullave dytësorë për të shëruar këto difekte dhe ky është hapi që duhet bërë nga bota paraligjore në botën ligjore.

Për përmirësimin e difektit të pasigurisë, nevojitet të prezantohen një sërë rregullash që kushtëzojnë disa shenja identifikuese, si dhe kriteret e vlefshmërisë të rregullave parësorë, që vendosin fushat e tyre të veprimit, që quhen rregulla të njohjes.

Për përmirësimin e difektit të mungesës së elasticitetit nevojitet të prezantohen rregullat e ndryshimit që lejojnë individë dhe grupe të prezantojnë rregulla të reja parësorë dhe të eleminojnë rregullat e vjetër.

Përfundimisht, për përmirësimin e difektit të mungesës së efiçencës, nevojitet të prezantohen rregullat e vendimit gjyqësor që ia bëjnë të mundur individëve të përcaktojnë se kur është shkelur një rregull parësor.

Koncept i ligjit të Hart – it ka provokuar diskutime pa fund në filozofinë e ligjit.

Sikundër shihet Hart ofron “rregullin e njohjes” si mekanizëm dalës nga vështirësia e sistemit ligjor, mjetin detyrues bazë me të cilin mund të testohet/provohet vlefshmëria e një koncepti abstrakt me anë të një shembulli konkret brenda sistemit ligjor (Kushtetutës dhe vepruesve/aktorëve që veprojnë mbi bazën e saj).

Gjithë ligjet e tjera në sistem janë vartës te sistemi ligjor.

Hart – i e përshkruan rregullin e njohjes si një bashkëpajtim për praktikën midis zyrtarëve brenda sistemit që nevojitet të mos kodifikohet.

Në të vërtetë Hart shkruan se “për/ose pjesa më e madhe e rregullit të njohjes nuk deklarohet, por ekzistenca e tij shihet në mënyrën me të cilën rregullat e veçantë identifikohen, ose nga gjykata, ose nga persona të tjerë zyrtarë, ose privat, ose këshilltarët e tyre.”.

Sjellja e përdoruesve individualë të ligjit është një shprehje e aspektit të brendshëm të rregullit, një manifestim i pranimit të udhërrëfimit të ligjit.

Rregulli i njohjes është një mjet praktik që informon përdoruesit e ligjit, që e pranojnë atë dhe, Hart, e paraqit konceptin si një tutelë kundrejt pasigurisë së pashmangshme, që ndryshe do të ekzistonte në një sistem rregullash në lidhje me çështjet dhe konfliktet, në lidhje me autoritetin, në lidhje me fushën e veprimit dhe përparësinë e rregullave të shoqërisë.

Pa rregullin e njohjes në dispozicion, çdo konflikt mund të ketë një zgjidhje të përcaktuar, e cila do të minonte pretendimin se kishte një sistem efektiv në fuqi.

Për arsye se një rregull i njohjes mund të jetë kompleks dhe ndonjë konflikt i veçantë mund të përfshijë ndonjë numër trillesh, një apel për rregullin e njohjes mund të japë një rezultat të paparashikueshëm, madje dhe ndërkohë, ofron, apriori, një siguri se mund të arrihet një zgjidhje e vlefshme në mënyrë ligjore për konfliktin.

Rregullat e njohjes shfaqen si fakt në konsensusin e nënkuptuar për të paktën zyrtarët e komunitetit, vlefshmërinë e tyre të presupozuar nga ekzistenca e tyre dhe ashtu sikundër Hart e vendos atë, një rregull njohje “mund të jetë as i vlefshëm as i pavlefshëm, por pranohet, thjesht, në këtë mënyrë, si i përshtatshëm për përdorim (vlefshmëria e rregullave si ligje).”.

Pa të kuptuarit se ligjet duhet të zbatohen, nuk ka rëndësi nëse po, ose jo, dikush është më i larti ndërmjet tyre dhe, me përkufizim, rregulli i njohjes mbetet autoriteti më i lartë në vlefshmërinë e ligjeve në sistem.

Ky rol qendror nënkupton unitetin: një situatë në të cilën ai duket se mund të ketë më shumë se sa është në realitet një rregull i njohjes një situatë në të cilën një rregull i vetëm i njohjes ka më shumë se sa një aspekt.

Në të vërtetë në botën e sotme të ndërveprimeve të panumërta komplekse shoqërore, rregulli i njohjes do të priret të jetë kompleks, por ai është gjithnjë një rregull dhe jo një sërë rregullash.

Për shembull, dy burime të ligjit të vlefshëm në një sistem ligjor mund të jenë:

  • vendimet e shkruara të gjykatësve; dhe
  • ligjet e dekretuar në mënyrën e duhur nga legjislatura, por kjo nuk do të thotë se ka dy rregulla të thjeshtë të njohjes në sistem, secili që siguron një mekanizëm për të vlerësuar produktet e një burimi të ligjit; më saktë, një rregull më kompleks i njohjes brenda atij sistemi ligjor i njeh të dy si burime.

Ky unitet kërkohet me qëllim që të sigurojë një zgjidhje për konfliktet potenciale midis këtyre burimeve të ndryshme të ligjit.

Rregulli i njohjes është gjithashtu i shterueshëm, që mbulon të gjitha çështjet dhe konfliktet e mundshme të ligjeve brenda një sistemi ligjor.

Hart –iI shpjegon, gjithashtu, se ekzistenca e rregullit të njohjes brenda një shoqërie mund të zhduket vetëm nga vëzhgimi empirik: “Kërkesa se ai ekziston mund të jetë vetëm një deklaratë e jashtme e faktit. Por ndërsa një rregull vartës i një sistemi mund të jetë i vlefshëm dhe në këtë kuptim “ekziston” megjithëse zakonisht i shpërfillur, rregulli i njohjes ekziston vetëm si një kompleks, por normalisht bashkëpajtues, praktikë e gjykatave, zyrtarit dhe personave privat në identifikimin e ligjit me anë të referencës për kritere të caktuara. Ekzistenca e tij është çështje e faktit.”.

Po bëhet Vetting – u.

Le të merren në konsideratë çfarë thotë Hart – i më lart.

Përgatiti: Kasem Seferi

Share: