Home KRYESORE Grida Duma del me një propozim të ri: Senat për mendimtarët, s’kemi...

Grida Duma del me një propozim të ri: Senat për mendimtarët, s’kemi luksin të…!

Nga Konferenca Ndërkombëtare për Parlamentarizmin, deputetja Grida Duma ka propozuar që Parlamenti Shqiptar të ketë një dhomë të posaçme për senatorët e mendimit, të cilët mund të jenë mendimtarë, shqiptarë, ish-presidentë, ata të cilët janë marrë më politikë bërje dhe me vendimmarrje të rëndësishme.

Këtë propozim deputetja e bëri në prani të kryetarit të Parlamentit Japonez dhe të presidentes së Parlamentit të Luksenburgut.

“A ka ky popull luksin të humbë presidencën e mendimit shqiptar të shkrimtarëve që janë marrë me politike bërjen, me vendimmarrjen të mendimtarëve të tjerë që janë marrë me politikëbërjen dhe vendimmarrjen eksperienca që në i gjemë në trotuaret e Shqipërisë tonë,” shtron pyetjen demokratja Duma. Po ashtu cdo vit kjo organizatë e drejtuar nga Gaqo Apostoli si përfaqësues i Asamblesë Botërore për Paqen jep një certifikatë si “Ambasador Paqe” për një përfaqësues nga partitë politike.

Share: