Dashi
Perspektivat për t’i parë më në fund të kurorëzuar ëndrrat tuaja do të jenë disa, duke pasur parasysh qiellin tuaj plot me planetë të favorshëm, si Afërdita, Marsi, Mërkuri dhe Jupiteri. Kujdes nga ata që ju kanë zili.
Demi
Situata yjore është në “fermentim” dhe priten ndryshime dhe të papritura në shumë drejtime. Në kompleks dita pritet të jetë e qetë, por është një qetësi relative. Kujdes, nuk është koha për shpenzime extra.
Binjakët
Mërkurit në shenjë i bashkohet Marsi dhe Saturni dhe, si pa e kuptuar as vetë, ditët tuaja bëhen me frenetike, ndërsa ju më impulsivë e më këmbëngulës. Nganjëherë ia vlen të tregoheni autoritarë.
Gaforrja
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenjë pritet një ditë mjaft impenjative, por kujdes sepse duke qenë të shpërndarë në shumë drejtime, rrezikoni të mos konkludoni fare. Jeni të tunduar nga një dashuri klandestine.
Luani
Duke pasur parasysh qiellin mbi kokën tuaj, me kaq yje që janë në harmoni edhe dita juaj duket se do të shkojë “lisho” ndërsa projektet personale mund të realizohen më me lehtësi. Partneri pret më shumë nga ju.
Virgjëresha
“Përplasja” në shenjë e Mërkurit dhe Marsit dhe me Saturnin që duket se “fut xixa”, të tregoheni të matur në veprime dhe madje edhe në shprehje, është thuajse një detyrim Kjo vlen edhe për raportet ndërpersonale.
Peshorja
Një dite e mirë pritet edhe për të lindurit e kësaj shenje, pasi në kompleks kuadri yjor është i përshtatshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në planin afektiv. Kujdes, sepse nganjëherë bini vetë në konfuzion.
Akrepi
Më në fund, Mërkuri, pas një periudhe në “opozitë” me ju, duket se iu rikthehet aleat, duke iu stimuluar fantazinë dhe krijueshmërinë. Nga kjo do të përfitoni ju dhe ata që do të kenë raporte me ju.
Shigjetari
Dita e sotme pritet të jetë shumë impenjuese për ju, sidomos në planin profesional, ku edhe do të jeni të asistuar nga Marsi, i cili ju jep energjitë e nevojshme për të përballuar ngarkesa të tilla.
Bricjapi
Jo vetëm për vete që nuk do të keni as edhe një çast të lirë, por sot mund të jeni të detyruar të kryeni edhe punë që nuk ju takojnë ju. Por mos harroni, se asgjë tjetër nuk mund të ketë përparësi ndaj shëndetit.
Ujori
Pozicionet e shumë yjeve në shenjë do të ndikojnë jo vetëm në drejtim të ripërtëritjes së energjive, aq të nevojshme për punën tuaj, por edhe në rizgjimin e ndjenjave dhe pasioneve.
Peshqit
Shumë probleme për të zgjidhur, shumë punë për të bërë dhe pak mundësi për t’i realizuar nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtojnë stresin e ditëve të kaluara. Mos u jepni rëndësi gjërave që nuk e kanë atë.