Home KRYESORE Ja cili është vendi i 115-të në botë që njeh Kosovën

Ja cili është vendi i 115-të në botë që njeh Kosovën

Njohja më e re për vendin vjen nga Madagaskari.

Madagaskari ndodhet në brigjet jug-lindore të Afrikës në Oqeanin Indian dhe është ishulli i katër në botë për nga madhësia. Kryeqytet është Antananarivo.

“Urime Kosove, faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskari kane nga nje mik me shume. Falenderimet e mija te sinqerta per popullin, Presidentin dhe Qeverin e e Madagaskarit”, shkruan Pacolli në Facebook.

Madagaskari bëhet shteti i 115-ë që njeh Pavarësinë e Kosovës. Lajmin, fillimisht e bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj gjatë Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare që po zhvillohet në Prishtinë.

Edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli e konfirmoi këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Share: