Home KRYESORE Konspiracioni i fundit / Xhon Kenedi u vra nga “Zonja e Parë”...

Konspiracioni i fundit / Xhon Kenedi u vra nga “Zonja e Parë” e Amerikës!

Nuk kanë të ndalur teoritë e konspiracionit për vrasjen e presidentit amerikan Xhon Kenedi, e cila tronditi mbarë opinionin vendas dhe atë botëror.

Mes shumë emrash si CIA, nënpresidentit Lindon Xhonson, kryeministrit kuban Fidel Kastro ose KGB-së, së fundmi ka dalë në skenë një emër tjetër dhe ajo është njeriu më i afërt i tij gruaja e Kenedit, Xheki.

Pas më shumë se gjysmë shekulli, shumica e hetuesve të pavarur pajtohen se ish-marinsi amerikan, Li Harvej Osvald, personi i akuzuar për vrasjen e JFK, ishte ose i “paguar” ose i pafajshëm.

A mund të jetë e vërtetë se ishte Xheki ajo që i dha bashkëshortit godititjen fatale?

Një teori konspiracioni sugjeron se ajo u punësua nga CIA, dhe se qëlloi për vdekje presidentin.

Në raportin zyrtar, thuhet se Osvald, i cili u qëllua për vdekje dy ditë më vonë nga pronari i një klubi nate, gjuajti mbi limuzinën presidenciale dy herë, nga kati i 6 i Bibliotekës së Teksasit, duke vrarë presidentin dhe duke plagosur guvernatorin XhonKonëlli, i cili ishte gjithashtu në makinë.

Por, për disa, faktet thjesht nuk përputhen. Në fakt, mbi 40 dëshmitarë përshkruan një plagë të madhe, në pjesën e prapme të kokës së presidentit.

Xheki vrasësja e vertëtë?

Disa thonë se filmimi i kapur nga Abraham Zapruder në Dealey Plaza kap “Zonjën e Parë” që vepron në një mënyrë të dyshimtë.

Ata pretendojnë se Xheki u kthye 90 gradë për t’ju afruar Presidentit, u përkul dhe pastaj me sa duket ngre dorën e majtë drejt fytit të tij

Studiuesit kanë shqyrtuar pamjet dhe ata pretendojnë se kishte një objekt metalik në dorën e majtë të “Zonjës së Parë”.

Raporti zyrtar nga komisioni i ngritur për të hetuar vrasjen tha se ish-marinsi amerikan Li Harvej Osvald ka qëlluar dy herë në makinën presidenciale.

Por, disa hetues dhe autorë të pavarur kanë pohuar se lëndimet e Kenedit tregojnë se ai u qëllua nga përpara, domethënë që Osvald nuk mund ta kishte vrarë kurrsesi.

Vrasësja e vertëtë ishte ulur pranë tij dhe i mbijetoi shëndoshë e mirë atentatit. /360grade.al 

Media
Share: