Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka folur nga studioja e emisionit “45 minuta” lidhur me situatën e fundit në vend nga moti i keq.
Ai u shpreh se janë marrë masat e nevojshme në rast rreziku, ndërsa theksoi se e nevojshme është dhe vetë gadishmëria e secilit individ.
Lidhur me nivelin e prurjeve të lumenjve, ai ka paralajmëruar se Semani dhe Vjosa pritet të kenë më të mëdhatë. Prençi tha se nuk është më i larti që ka qënë ndonjëherë, por situata mbetet alarmante.
Prençi u ka bërë gjithashtu edhe një thirrje kompanive që operojnë përgjatë lumenjve të ndërpresin punën dhe të japin kontributin e tyre në krijimin e argjinaturave.