Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas letrës së Ramës drejtuar 28 liderëve të BE-së, të cilëve u kërkon ndihmë për luftën kundër trafikut të drogës. Vasili thotë se deri më tani Rama gënjente publikisht për kanabisin, ndërsa së fundi u kujtua për ndihmë të europianët. Më poshtë reagimi i tij.
“Nuk la vulgaritet e banalitet pa nxjerrë nga goja kundër çdo partie,individi,media të të gjitha llojeve shqiptare e ndërkombëtare, që flisnin për drogën dhe efektin shkatërrimtar të saj për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Nuk la gënjeshtër,manipulim faktesh, ngjarjesh e raportesh për të mohuar,mbuluar dhe përdorur për pushtetin e tij dhe për të blerë vota, këtë tragjedi politike e sociale.
Sot po ky kryeministër u dërgon letër shteteve europiane për ndihmë për drogën, që po ky që medemek e kishte “eliminuar” 99%”.
Ja ç’thoshte ky kryeministër jo më larg se 2 javë më parë dhe kuptoni më mirë çdo të thotë gënjeshtar që as skuqet as zverdhet.
Ja ç’thoshte kryeministri: “ne e fituam betejën me kanabisin. Viti 2017 e nxorri vendin nga harta e zezë Vetëm qorrat që nuk duan të shohin, shurdhët të dëgjojnë, apo kazanët që nuk duan të mësojnë”.