Home KRYESORE Lidhjet me Rusinë, dhëndri i presidentit Trump merret në pyetje nga hetuesi...

Lidhjet me Rusinë, dhëndri i presidentit Trump merret në pyetje nga hetuesi special

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, është marrë në pyetje nga hetuesi special Robert Mueller për skandalin e ish-ndihmësit kryesor të Shtëpisë së Bardhë Michael Flyn.

Hetuesit thuhet se donin të dinin nëse Kushner kishte informata që vërtetonin se Flynn nuk kishte bashkëpunuar me Rusinë.

Mueller po shqyrton çdo lidhje midis Rusisë dhe stafit të Presidentit Trump, edhe pse të dyja palët mohojnë se ka pasur ndonjë bashkëpunim.

Flynn u detyrua të japë dorëheqjen në shkurt pasi e mashtroi Shtëpinë e Bardhë për takimin me ambasadorin rus përpara se Trump të merrte detyrën.

Takimi mes ekipit të Kushner dhe Mueller zgjati më pak se 90 minuta, raportojnë mediet amerikane.

Në një deklaratë, avokati i Kushner tha se dhëndri i Trump-it kishte bashkëpunuar vullnetarisht me të gjitha pyetjet relevante dhe do të vazhdojë ta bëjë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. /360grade.al

Share: