Home KRYESORE Pse shqiptarët e Kosovës bëhen myslimanë radikalë?!

Pse shqiptarët e Kosovës bëhen myslimanë radikalë?!

Sfidat ekonomike-sociale, identiteti, ideologjia, mediat sociale dhe mundësitë e lehta për të udhëtuar në Siri dhe Irak kane shtyrë qytetarët kosovare t’iu bashkëngjiten grupeve terroriste.

Këto janë përfundimet e një raporti të publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara. Sipas tij interneti dhe mediat sociale janë një nga faktorët kryesorë të rrezikut për rekrutimin dhe radikalizimin e qytetarëve.

Ambasadori amerikane në Prishtinë Greg Delawie tha se raporti thekson nevojën për të vazhduar luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Ashtu siç tregon raporti, ekstremizmi i dhunshëm vazhdon të përhapë mesazhet dhe ideologjitë, për të prekur dhe për të infektuar të rinjtë që janë të papunë. Ne duhet të vazhdojmë investimet tek të rinjtë për të siguruar që ata të rezistojnë ndaj të gjitha këtyre trysnive”, tha Greg Delawie, ambasador i SHBA.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se përhapja e ideologjisë fetare është axhendë e rrezikshme dhe kërcënon Kosovën.

Edhe pse ndërgjegjësimi i qytetareve është rritur, sipas tij, ende mbetet shqetësuese përhapja e ideologjive tejskajshme. Që nga viti 2014 autoritetet kosovare kanë hetuar mbi 200 persona për vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 130 janë vënë në pranga e mbi 40 janë dënuar. /360grade.al

Share: