Ylli Manjani ka reaguar mbi një “miniluftë” që po zhvillohet mes Kryeministrit Rama dhe televizionit Top-Channel. Pas disa editorialeve thumbuese të këtij kanali televiziv ndaj Kryeministrit Rama që më herët e ka mbështetur pareshtur, pati një replikë të Ramës në facebook që kujtonte themeluesin e ndjerë Dritan Hoxha.
Statusi i Manjanit në rrjetet sociale
Top Channel nuk po i bën asgjë (krye)mosmirnjohësit që qeveris! Asgjë, krahasuar me ç’i bëri paraardhësve të tij (Nano e Berisha). Më kot kërkon kohën e Tanit! Po të ishte gjallë Ai, mosmirënjohësi do ishte rrëzuar tashmë nga pushteti i pamerituar! Nuk di më ç’thotë…