Home KRYESORE Mediu: Pyetja ime për Bashën, pse nuk është opozita në protesta?

Mediu: Pyetja ime për Bashën, pse nuk është opozita në protesta?

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar ditën e sotme se opozita duhet të ishte në protesta, kryesisht pas zhvillimeve të ditëve të fundit, që nga kërkesa për arrestimin e Tahirit, dosjen Habilaj dhe arratinë e ish-drejtuesve të policisë të akuzuar si të përfshirë në trafik droge.

Pyetjes në emisionin “45 minuta”, se pse opozita nuk ka bërë asnjë tubim apo protestë, Mediu u shpreh se nuk mund të japë përgjigje, pasi edhe vetë e ka këtë pyetje.

“Është një pyetje që s’të jap përgjigje, pasi edhe unë e kam të njëjtën pyetje. Do doja që ne të flasim me qytetarët drejtpërdrejt, duke diskutuar tubime për të diskutuar çdo gjë. Kjo vjen si lëvijze shoqërore të cilat janë të domosdoshme”.

Share: