Përmes Borges-it dhe Ezio Bosso-s
Muzika shndërron gjithçka që na ndodh; e shndërron në nota , e shndërron në tinguj . E shndërron në gjithçka që mund të jetojë në kujtesën e njeriut.
Muzikanti merr gjithmonë diçka nga bota e jashtme dhe në botën e tij diçka shndërrohet pashmangshmërisht në diçka tjetër .
Ky shndërrim mund të shfaqet kurdo. Mund të shfaqet në një muzg të përhimë dimri sikundër mund të lindë njëkohësisht me agun e dritës.
Tek thelbi i agut apo i muzgut muzikanti vë në lëvizje duart për të shkruar një pjesë muzikore që do t’i përkasë vetëm për një çast . Pasi ta ketë shkruar pjesën, ai do ta humbasë atë , pasi ajo do të bëhet e Ilirit që do ta luajë, do të bëhet e Elonës që do ta dëgjojë dhe së fundmi e jona.
Muzika është e jona! Nuk është vetëm e një njeriu!
Dhe këtu lind magjia! Kush e shkruan muzikën e shkruan për t’ia dhuruar Tjetrit dhe nëse yjet janë me muzikantin, ai mund të zbulojë se me kalimin e viteve , do të jetë qendra e një rrethi të madh miqsh të padukshëm të cilët e duan, por ai nuk do t’i njohë kurrë.
Dhe ky është një shpërblim i mrekullueshëm.sikundër ështënjë akt i mirëfilltë dashurie.