Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Sigurisë në të cilën do të disktohet buxheti për SHISH.
Drejtori ekonomik i këtij institucioni, Ylvi Agaka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.
“Mund të dalin informacione të klasifikuara” – ka thënë ai.
Ndërkohë në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet se drejtori Ylvi Aga ka kërkuar më shumë fonde.
Drejtori i SHISH (Ylvi Aga): Qeveria ka parashikuar që nga kërkesa që ne kemi berë per këtë vit të jap më pak fonde.
Ervin Salianji: Drejtor kam një pyetje për ju. A mund ta realizoni punën tuaj në kushte kur jua pergjysmojnë fondet? Në kushtet ku jemi, mendoj se institucioni i SHISH, duhet të marrë jo vetëm fondet e kërkuara, por edhe shtesë në gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Ermonela Felaj: Z.Salianji kerko fjalën perpara se të nderhysh.
Sterkaj kërkon të marre fjalën, por Felaj e ndalon.
Paulin Sterkaj: Mos na u sill si mesuese në komision se nuk je mesuesja jonë. Na je bërë si Baba Taku këtu. Edhe unë mendoj që për të ardhmen e femijëve tanë duhet të heqim nësë është e nevojshme edhe heqja e fondeve për ndonjë institucion tjetër, përballë të ardhmes së fëmijëve tanë. SHISH eshtë një institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare.
Ndërkohë SHISH ka qenë në qendër të vemendjes ditët e fundit, qysh nga marrëdhia me policinë në lidhje me drogës, rastin Tahiri, si dhe dorëheqjen e Visho Ajazi Likës./lapsi.al