Home KRYESORE Netët e mallkuara të nëntorit?! Muaji që u mori jetën artistëve shqiptarë

Netët e mallkuara të nëntorit?! Muaji që u mori jetën artistëve shqiptarë

Nëntori nuk ka qenë një muaj shumë i mbarë për Shqipërinë. Vitet e fundit ky muaj ka marrë me vete disa prej emrave më të njohur të muzikës, artit, politikës, etj shkruan Opinion.al. në Shqipëri. Koiçidencë e frikshmë po ta mendosh, se që prej 2013 çdo nëntor ka humbur jetën një personazh i njohur, duke na befasuar të gjithëve.

Një tjetër detaj i frikshëm është edhe fakti që këta personazhe kanë humbur jetën orëve të vona të mbrëmjes.  Jo më larg se dje, muzika humbi një prej kompozitorëve më të mirë shqiptar, Aleksandër Lalo. Ai u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme si pasojë e një arresti kardiak.  Më poshtë kemi renditur disa prej vdekjeve më të bujshme që kanë ndodhur në muajin nëntor, të cilat na kanë tronditur të gjithëve.

Sokol Olldashi – Politikani i nderuar i Partisë Demokratike humbi jetën më 20 nëntor të vitit 2013 si pasojë e një aksidenti tragjike gjatë orëve të mbrëmjes. Mëngjesin e 21 nëntorit,  shqiptarët dhe veçanërisht të afërmit e Olldashit, u zgjuan të tronditur nga lajmi se ish- ministri i transporteve në kabinetin Berisha ishte shuar papritur. Sokol Olldashi u nda nga jeta në moshën 42-vjeçare duke lënë pas bashkëshorten dhe dy djemtë e tij.

Dr Flori – Ishte mbrëmja e 17 nëntorit të vitit 2014, ku këngëtari Florian Kondi, i njohur si “Dr. Flori”, humbi jetën në spital si pasojë e një mbidoze. Kjo ngjarje tronditi opinion publik, teksa të nesërmen në lajme do të lexonin për largimin e parakohshëm nga jeta të një prej këngëtarëve më të dashur në Shqipëri. Dr. Flori na ka dhuruar muzikë të bukur që prej fillimit të viteve 2000. Flori la pas bashkëshorten e tij Blerinën dhe dy fëmijët, Kaltrinën dhe Danielin.

Ergi Dini – Nëntori i kaluar ishte i mallkuar për familjen Dini, pasi mbrëmja e 21-nëntorit i mori atyre njeriun më të dashur, Ergin. Një nga zërat më të veçantë që kemi dëgjuar në Shqipëri, u nda nga jeta një vit më parë si pasojë e një aksidenti me motor, ku së bashku me të do të largohej edhe djali i gazetares Erestina Halili, Kejdi. Të dy djemtë ishin në lule të rinisë, dhe kjo ishte një dramë më vete. Ergin e priste padyshim një karrierë e suksesshme përpara, pasi i kishte dhënë të gjitha provat.

Aleksandër Lalo – Mbrëmjen e 20 nëntorit të vitit 2017 u nda nga jeta kompozitori i mirënjohur Aleksandër Lalo. Të gjithë u habitën dje teksa lexonin në media lajmin për ndarjen nga jeta të maestros së njohur, i cili në ato çaste ishte duke u parë nga teleshikuesit në emisionin “Ces’t la Vie” në televizionin Klan. Maestro Lalo humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak në moshën 68-vjeçare./Ema Shazivari/ Opinion.al

Share: