Home KRYESORE Parajsat fiskale, Shqipëria zyrtarisht në listën e zezë të BE-së

Parajsat fiskale, Shqipëria zyrtarisht në listën e zezë të BE-së

Shqipëria është përfshirë në një listë të “zezë” të përbërë nga 35 vende, të cilat konsiderohen si “parajsa fiskale” nga Oxfam (një organizatë ndërkombëtare që punon me 90 vende për t’i dhënë fund padrejtësisë që shkakton varfëri).

Publikimi u bë vetëm disa ditë përpara se Komisioni Europian të zbulojë listën e zezë të parajsave fiskale më 5 dhjetor.

Në fund të vitit 2016, ekspertë nga Komisioni Europian pranuan të gjykojnë 92 juridiksione anembanë botës sipas tre kritereve: trasnparenca (në veçanti bashkëpunimi administrativ), tatimi i drejtë (norma e tatimit mbi të ardhurat) dhe pjesëmarrja në forume ndërkombëtare të taksave.

Në këtë raport, Oxfam ka futur Shqipërinë, Bahamas, Bermudan, Bosnje Hercegovinën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjibraltarin, Hong Kongun, Mauritius, Xhersi, Singaporin apo dhe Taivanin. Po ashtu në index, sipas Oxfa, janë dhe Luskemburgu, Irlanda, Holanda, Malta, raporton media franceze L’Obs.

Share: