Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur prej mëngjesit të sotëm kanë sjellë probleme për pothuajse gjysmën e Tiranës me energji elektrike.
Reshjet kanë përmbytur nënstacionin e Kasharit, duke sjellë ndërprerjen e energjisë.
NJOFTIMI I OSHEE:
Si rezultat i reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin gjatë pasdites së sotme, në N/Stacionin Kashar janë konstatuar prurje të mëdha uji, duke sjellë përmbytjen qe ka sjellë dhe rrezik përmbytje të N/Stacionit.
Për këtë shkak si mase sigurie kompania e OSHEE mori masën e stakimit të detyrueshëm në regjim avarie të të gjithë n/stacionit.
Zonat e mbetura pa energji aktualisht si rezultat i këtij stakimi janë: Autostrada Tirane-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, Bashkia Vorë, Pompat e Ujësjellësit në Laknas, Ujësjellësi Bërxullë, pallatet në fushën Misto Mame, Yzberisht, Pallatet Giron, Unaza Re, Bashkia Kamëz, zona e Bregut të lumit dhe Valiasi i Ri.