Home KRYESORE Pro z. Klement Zguri dhe kundër kërkesës së PS-së

Pro z. Klement Zguri dhe kundër kërkesës së PS-së

Partia Socialiste, tashmë e tmerruar nga situata politike, duke parë në horizont zgjedhje të parakohshme, e frikësuar nga vota e shqiptarëve, ka vendosur të sulmojë institucionin e KQZ-së dhe Kryetarin e saj, si te vetmen pengesë për të realizuar ëndrrën e tyre për pushtet të përhershëm.

Unë, jam pro z. Zguri, si profesionist dhe po ashtu edhe për funksionin institucional që përfaqëson. Argumentet e kërkesës së PS-së, janë të rëndomta, presione të natyrës politike, që kanë për qëllim cenimin e votës së lirë të shqiptarëve, sepse vetëm kështu mund të qëndrojnë akoma në pushtetin e tyre të deligjitimuar nga droga, krimi dhe politika e inkriminuar.

PS-ja i rikujton z. Zguri, se nuk është zgjedhur me konkurs, por me një marrëveshje politike. Sa për të qeshur e për të qarë në të njëjtën kohë. Gjithmonë, kryetari i KQZ është zgjedhur më marrëveshje politike mes palëve dhe kjo tashmë dihet. Por si i bëhet që asnjë drejtor, asnjë konsull, apo ambasador i PS nuk është zgjedhur asnjëherë me konkurs publik. Po të ishte me konkurs publik, të fundit që do të fitonin për institucionet që drejtojnë do të ishin Rama, Ahmetaj apo Blerina Gjylameti.

Do të ishte shumë e bukur sikur të ishte me konkurs edhe posti i Ministrit apo i kryetarit të Partisë. Rama do i kishte humbur të dyja, se në jetën e tij s’ka fituar asnjë konkurs, gjithmonë ka qenë i favorizuar nga rrethanat, por jo nga aftësitë personale. Mbarojë liceun, punojë si pedagog falë partisë, erdhi në PS, po falë lidhjeve të kaluara me Partinë dhe që kur ka ardhur nuk ka bërë asnjë kongres për postin e Kryetarit, e ka pushtuar atë dhe nuk ka ndërmend ta lerë. Kjo do të bëjë që bashkë me largimin e tij, për fat të keq do të shkrihet e shpërbëhet edhe kjo pjese e shpërfytyruar e mbetur nga PS-ja.

Pavarësisht problematikave që për fat të keq ka sot KQZ-ja për shkak të politikës, me ardhjen e tij në krye të KQZ, z. Zguri i dha një dimension profesional që i kishte munguar këtij institucioni që nga vitet ’90. Sot, në KQZ, punojnë djem e vajza të reja, shumë profesional e të motivuar. Problemet e zgjedhjeve nuk janë për shkak të KQZ apo Kryetarit të saj, por për shkak të sistemit të kalbur politik, që me para, shantazhe, krim i manipulon zgjedhjet në periferi dhe kur rezultatet arrijnë në selinë Qendrore të KQZ, çdo gjë ka marr fund.

Propozimi im është që KQZ, të mos ketë lidhje me politikën, ndikimin nga politika, por të jetë një institucion auziliar në shërbim të demokracisë dhe mbrojtjes së votës së lirë. PS-ja me kërkesën e saj dhe me reagimet e saj kërkon të vendos diktatin e saj politik kundër kryetarit të KQZ dhe institucionit në tërësi.

Nga Eduart Ndocaj

Share: