Home KRYESORE Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj Partisë Demokratike

Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj Partisë Demokratike

Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj Partisë Demokratike për burimin e të ardhurave për pagesat e kryera për lobim në SHBA përmes një kompanie offshore.

Organi i akuzës i ka nisur një kërkesë KQZ-së dhe Partisë Demokratike për dokumentacionin dhe pasqyrat financiare të deklaruara pranë institucionit të administrimit të zgjedhjeve. Kjo kërkesë vjen në kuadër të verifikimeve që po kryen akuza e Tiranës për pagesat e kryera përmes një kompanie offshore në shumën e rreth 675 mijë dollarëve në SHBA gjatë kohës kur PD ishte në çadër dhe në vijim të fushatës elektorale të 25 qershorit.

Kjo çështje e nisur kryesisht po hetohet nga dy prokurorë. Burime për Report Tv nga Prokuroria bënë të ditur se pas marrjes së dokumenteve nga KQZ dhe PD, do të shihet nëse janeë depozituar apo jo kontratat me vlerë 675 mijë dollarë për efekt lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Reporttv/

Share: