Home KRYESORE Prokuroria nis verifikimet për kontratën e lobimit të PD

Prokuroria nis verifikimet për kontratën e lobimit të PD

Duket se Partia Demokratike dyshohet se ka lidhur kontrata me një kompani Amerikane lobimi dhe ka fshehur burimin e financimit.

Ky lajm si fillim u publikua nga BIRN, por prokuroria ka nisur verifikimet për burimet e financimit të Partisë Demokratike dhe mësohet se do të ketë verifikim të dokumenteve të këtyre kontratave.

Kontrata e lobimit mes PD dhe ‘Stonington Strategies’ kapte vlerën e 25 mijë USD në muaj. Afati i kontratës ishte tre mujor dhe qëlllimi i saj ishte ‘projektimi dhe implementimi’ i fushatës së PD.

Kontrata e PD ishte për zgjedhjet parlamentare dhe synonte promovimin e qëllimeve të PD në media dhe pranë figurave politike në SHBA.

PD ka bëre edhe një pagesë shtesë prej 500 mijë USD për sigurimin e disa takimeve ose pjesmarrje në evente në Uashington D.C.

Share: