Nga Fadil Maloku
1. E mira së mirës, do ishte sikur prezenca e SHBA-ve, të demonstrohej përmes aktit dhe faktit të pranimit në negociatat finale të statusit të Kosovës. Tani, kujtojë që qeveria e Kosovës ka bë mirë që po insiston në prezencën amerikane. Edhe për një arsye të thjesht; Amerika, ishte dizajnuesja, arkitektja, mikja, dhe lokomotiva kryesore e çlirimit të kombeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
2. Natyrisht, ajo ka edhe interesa; strategjike (mbikëqyrjen e gjithë Europës Juglindore), politike (triumfin e demokracisë neoliberale) e të sigurisë (kontrollin mbi këtë rajon, me përplot sfida etnike)etj. Pra, suma sumarum, Evropa per mendimin tim nuk dëshmojë se është e zonja, t’i qoj më tej problemet e sidomos të natyrës; etnike, politike, por, jo edhe ekonomike (!), që e kapluan ish miniperandorinë postkomuniste, të identifikuar si ish Jugosllavi.
3. Kompromiset, jam shumë i bindur që do ndodhin… Se në çfarë përmasash, në çfarë tematikash, në çfarë sferash, etj. E them kështu, ngase, jam shumë i bindur që; Projekti i Ahtisarit, duhet të shkojë për disa arsye në muze.
1. E para, shkakun se; ai më nuk është kompatibil dhe koherent me zhvillimet dhe proceset aktuale, dhe ato në nivelet; rajonale (Ballkani Perëndimor, ka nevojë për një ristrukturim social, etnik, politike, e integrues), kontinentale (në Evropë kemi dy procese paralele; proceset integruese dhe ato dezintegruese) dhe ato globale (kriza e lidershipit, kriza e identitetit civilizues, kriza…).
2. E dyta, ky Projekt anipse ishte i paraparë si i përkohshëm…, në fakt, në mandatin e tij demonstrues, në pothuajse, shumicën e sferave sociale e politike, nuk u dëshmua edhe aq pragmatik dhe praktik. Kjo vlen sidomos për procesin e shtendërtimit, atë të luftimit të deformiteteve politike (krijoj një kastë korruptive e kriminale), procese, këto që e vonuan dukshëm përfundimin e sidomos shtendërtimit! Paramendojeni, ne jemi akoma në transicion e improvizojmë standardet e reduktimit të shtetësisë! Edhe reduktimi i rolit te shtetit dhe ndërtimi i tij, është absurd i llojit te vetë, të ndodhin në ndërkohë…!?
4. Nëse, I adresohemi një Marrëveshje historike, të tipit mbarëkombëtar, atëherë, “eskepcionalizmi shqiptarë, duhet të mësohet të sundohet nga ligjet, e jo nga oligarkët! Sepse, “eksepcionalizmi shqiptar” nuk nënkupton se ata tash janë një komb i zgjedhur, apo edhe i veçantë në krahasim me të tjerët, porse, një komb i cili ka vendosur që emancipimin e tyre qytetërues ta ushtroj e kultivoj eksluzivisht përmes ligjeve demokratike, e jo siç vepruan gjerë më tani, përmes sundimit autokratik e korruptiv!
5. “Ekzsepcionalizmin shqiptar”, do filloj të respektohet si te miqtë ashtu edhe te armiqtë tanë, vetëm atëherë kur elitat e reja politike, fillojnë të synojnë BESIMIN (në vetvete!) dhe AMBICIET (politike, ekonomike, juridike, sociale, ushtarake e kulturore), e bashkimit kombëtarë, e jo AMBICIET e feudeve dhe të mbajtjes përjetësisht në pushtet! Ne, ashtu si Amerika, vendin duhet ta ndërtojmë në kundërshtim të hapur me principet makiaveliste! Ngase, LIRIA INDIVIDUALE, e sidomos ajo e BARAZISË PARA LIGJIT (liria e fjalës, ajo e mendimit dhe besimit,..etj.) DUHET të shndërrohen në fondamente të organizimit dhe i funksionimit tonë politik, në shoqëritë tona…!
Ndryshe, edhe më tej do mbesim vende, ku sundojnë NJERËZIT, e jo LIGJI!!
(P.S. shkoqitje nga Libri im…)