Edi Rama duket se është I gatshëm të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga skandali I fundit që ka mbërthyer qeverisjen e tij. Jo vetëm e shiti Tahirin por po e përdor dhe si bouc emissaire, ose thënë shqip kokë turku të gjithckaje që ka ndodhur. Por tigani I madh që është vënë në zjarr duket se nuk ngopet me peshkun që sapo ka dalë nga deti.
Fantazia e tij nuk njeh kufij. Herë duke pozuar me poture përballë fotografëve të kryemnistrisë e herë me deklarata të cuditshme përpiqet të mbulojë skandalin me një qëllim të vetëm : të shmangë vëmendjen e opinionit publik. Marrëzia e fundit ishte ajo se gjithkush që ka një pus në oborrin e shtepisë nëse nuk vendos matës do burgoset. Ju që keni shpenzuar pesë milionë lekë te vjetra për të hapur pusin e shtepisë mos u trembni. Rama nuk e ka me ju. E sigurtë që këtë e ka harruar të nesërmen e ditës që e shqiptoi. Ai po kërcen nga huri në hu si një arlekin cirku vetëm të na tërheqë vëmevendjen.
Në fakt, ideja e vendosjes së matësve për puset e ujit krijon një asosacion të frikshëm idesh. A kanë matës puset e naftës në Shqipëri ?
Përgjigjia e kësaj pyetjeje zbulon një nga aferat më të mëdha shqiptare. Sepse tregu I naftës në Shqipëri është një sofër qorrash. Përlan kush të mundë. Por për ti dhënë përgjigje pyetjes që bëmë pak më lart e vërteta është fare e thjeshtë : Puset e naftës në Shqipëri janë pa matës. Këtu fillon dhe informaliteti, I cili ka pjellë korrupsion të frikshëm. Dosja e Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka çuar për ndjekje penale një nga beniaminët e Gjiknurit dhe Ramës, drejtorin e Albpetrolit, flet për dhjetëra milionë euro abuzime.
Për shkak të mungesës së matësve në puset e naftës askush nuk di saktësisht se sa naftë prodhon Albpetrol, Stream Oil dhe mbi të gjitha Bankers Petrolium. E gjithë kjo sasi shkon për tu rafinuar tek Armo, e cila më pas e hedh në tregun shqiptar. Dhe për shkak të mungesës së matësve në puset e naftës është e mjaft e vështirë për të verifikuar sasinë e naftës shqiptare që po konsumohet prej dy vjetësh në tregun shqiptar. Gjithësesi importi është ulur me 30 për qind.
Gjithcka vërtitet rreth ARMO, kompanisë që prej vitesh I detyrohet mbi 200 milione euro institucioneve shqiptare si Tatimet, Sigurimet shoqërore. Ky detyrim ende nuk është paguar ndërkohë që kompania e rafinimit po grumbullon pothuajse gjithë naftën e nëntokës shqiptare. Askush nuk jep përgjigje të qartë si e shtiu në dorë Armon zotërues I saj.
Cfarë është bërë me detyrimet e trashëguara dhe të krjuara rishtas ? Askush nuk I jep përgjigje kësaj pyetjeje . Ndërkohë puset e naftës janë pa matësa.
Këtë realitet nuk e mbulojnë dot as poturet dhe as shashkat se do burgoset kush nuk vë matës për puset e ujit në oborret e shtëpive.