Home KRYESORE Rama: Kush ka para droge e krimi s’do ti gëzojë

Rama: Kush ka para droge e krimi s’do ti gëzojë

Duke folur nga Akademia e Sigurisë së Policisë, Kryeministri Edi Rama tha se gjëja më e rëndësishme në luftën kundër krimit është shenjestrimi i financave dhe aseteve të tyre. Kush ka përfituar nga krimi nuk i gëzon dot fitimet, tha ai.

“Forca e Ligjit është një ndërmarrje e rëndësishme e cila do synojnë katet më të larta dhe nyjet e thella të krimit të organizuar që për hir të së vërtetës për shumë vite kanë qenë larg fokusit të goditjeve të mirëfillta. Më e rëndësishme është shenjëstrimi i aseteve me origjinë kriminale, duke i zhveshur këto rrjete dhe këta elementë nga mundësia e rikthimit dhe duke bërë të mundur një mesazh shumë të qartë që kush përfiton nga krimi, nuk i gëzon ato që përfiton”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi gjithashtu se pastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e korruptuar dhe të lidhur me grupet kriminale, do vijojë me vendosmëri falë Vettingut që pritet të nisë në muajin janar të 2018-ës. “Vettingu që do fillojë të zbatohet në Policinë e Shtetit nga muaji janar, do japë rezultate të qenësishme, sikurse kam besim që brezat që do të dalin duke filluar nga Akademia e vit pas viti, do jenë një burim i jashtëzakonshëm transformimi dhe tranfuzioni gjaku në Policinë e Shtetit”, theksoi Rama.

Share: