Kryeministri Edi Rama ka folur në komunikimin e tij të përjavshëm javor për luftën ndaj drogës, duke u shprehur se do të këtë ndëshkim për çdo polic të përfshirë në kultivimin e drogës. Po kështu edhe për çdo polici që lodhet nga krimi dhe korrupsioni. Rama u tregua i bindur se kultivimi i përket të shkuarës.
Edi Rama listoi disa arsye se droga nuk është shtuar dhe nuk është ajo që raportohet në media. Po ashtu Rama tha se do të ngrihet një Task Forcë e veçantë që do të luftojë drogën në vend.
“Ky operacion do të jetë një orë e të vërtetës, këtu do të jemi dhe do të shohim se kush po e lufton krimin, kjo politikë që po e përdor krimin si luftë politike apo ne.
Mandati ynë i parë ishte kundër Lazarati dhe as nuk mbuloi kanabisin me sekretin shtetëror të kanabisit në Shqipëri dhe as i bëri bisht në luftën kundër kanabisit. Policia ju desh që të luftonte për të rritur standarde pasi ishte me e vjetra më e moshuara dhe me e varfra” – tha kryeministri Edi Rama