Home KRYESORE Reagon ish e dashuria pas fejesës së Princit Harry me aktoren amerikane

Reagon ish e dashuria pas fejesës së Princit Harry me aktoren amerikane

Fejesa e Meghan Markle me Princin Harry është një nga ngjarjet që ka mbajtur mbërthyer opinionin publik nga e gjithë bota.

Pas disa kohësh lidhje ata e zyrtarizuan fejesën e tyre vetëm të hënën. Por para se të fejohej me Meghan, Princi Harry ka qenë në një lidhje me një tjetër bukuroshe.

Bëhet fjalë për Cressida Bonas, e cila ka pasur me princin Harry një histori dashurie prej 2 vitesh.

Ata u lidhën në vitin 2012 por u ndanë në vitin 2014. Lidhja e tyre ka qenë mjaft publike, saqë njerëzit tani janë kurioz të dinë se çfarë mendon Cressida për romancën e re të ish-it?

Teksa kanë kaluar disa dita nga shpallja zyrtare e fejesës së Princit Harry dhe aktores Meghan Markle, Bonas ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale.

Ajo ka pustuar një foto në Instagram, ku shkruhet: “Nuk ka rëndësi sa i edukuar, i talentuar, i pasur, ose i këndshëm beson se je, në fund të fundit si i trajton njerëzit ka rëndësi”. /Opinion.al

Share: