Home KRYESORE Reagon kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar për grabitje

Reagon kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar për grabitje

Kryebashkiaku i Mallakastres Agron Kapllanaj ka folur sot per here te pare pasi kryeministri Edi Rama lajmeroi se po shikohej mundesia per shkarkimin e tij, pasi sipas PS ai rezulton i denuar ne Itali me 2 vjet burg per vjedhje.

Duke folur per emisionin e gazetares Ilva Tare “Toniht”, Kapllanaj tha:

“Nuk kam pasur asnjë cështje civile jo më penale as në Itali as në Shqipëri.

Çfare kam pas e kam deklaruar aty e ka pas PS, deklarimin tim ta kishin shqyrtuar në çdo kohë.

Kam blerë një makinë që ishte e vjedhur, nuk më është ndaluar hyrja në Itali, kam rënë viktimë, pasi makina ka rezultuar e vjedhur. Gjatë viteve që kam qendruar në Itali nuk kam qenë asnjë ditë në burg. Cdo gjë e kam deklaruar në fillim, jam i hapur të hetohem”.

Share: