Home KRYESORE Me SHBA-në apo Rusinë? Daçiç i kthen përgjigje ultimatumit të “Buldozerit”

Me SHBA-në apo Rusinë? Daçiç i kthen përgjigje ultimatumit të “Buldozerit”

Serbia dëshiron ta ruajë ekuilibrin e ndjeshëm ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke e refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara për të përcaktuar qëndrimin e tyre.

Serbia, vendi më i madh që ka dalë nga shkatërrimi i ish-Jugosllavisë, ka afërsi natyale me Rusinë, por është tejet e interesuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Para disa ditësh, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë vizitës në Beograd, tha se Serbia “nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë”.

Këto komente të tij janë kritikuar ashpër në Beograd.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Beogradi do ta mbajë balancimin me Perëndimin, Rusinë dhe Kinën”.

“Ajo që ne nuk dëshirojmë është që dikush ta tërheqë karrigen tonë nën ne…ajo që është e rëndësishme është që të shohim se çka është në interesin tonë më të mirë”, i tha Daçiç agjencisë Reuters gjatë një interviste./360grade.al

Share: