Home KRYESORE Shkarkimi i prefektëve, Kryebashkiakja e LSI përshëndet vendimin e Ramës

Shkarkimi i prefektëve, Kryebashkiakja e LSI përshëndet vendimin e Ramës

Kryebashkiakja e Përrenjasit e mbështetur nga LSI, Miranda Rira,  shprehet pro vendimit të marrë nga Rama për shkarkimin e prefektëve dhe emërimin e  12 të tjerëve.

Përmes një postimi në Facebook, Miranda Rira përshëndet vendimin e Ramës për shkarkimin e Prefektit të Elbasanit, që sipas saj, i ka bllokuar mjaft vendime të rëndësishme. Rira shprehet shpresëplote se “Prefekti i ri,  Maksim Malaj, me nivelin e lartë intelektual, me maturinë dhe profesionalizmin që e karakterizon do të ketë një qasje tërësisht bashkëpunuese dhe plotësisht ligjore, duke trajtuar shtatë Kryetarët e bashkive të qarkut të Elbasanit njësoj, dhe jo sipas tekave të tij politike”.

Ndërkohë, një ditë më parë, Kryetarja e LSI,  Kryemadhi i quajti këto lëvizje pjesë të kazanit të oligarkëve. “Kryeministri Lolo apo Kryeministri i Lolos bëri fushatë nëpër gjithë Shqipërinë duke na përmendur tepsinë, timonin, tutat e sportit dhe atletet. Bëri fushatë në mënyrën më të hapur pa lexuar asnjë fjalë në program, pa dhënë asnjë projektim për të ardhmen dhe sot ne kemi një qeveri pa program. Kemi një qeveri që po shikojmë teatër se si emërohen apo çemërohen drejtorët apo prefektët dhe sigurisht që shikojmë dhe prova gjenerale apo teatrin e radhës nëpër televizione, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse kazani i oligarkëve, të cilët i përgatisin z. Rama apo kryeministrit Lolo të ardhmen e tij qeverisëse”, tha Kryemadhi.

Më poshtë postimi i saj i plotë:

Shkarkimi nga detyra i ish-prefektit te Elbasanit, Z. Ardit Demiri, eshte nje lajm i mire per 33.000 banoret e bashkise Prrenjas.
Edhe mua personalisht, me vjen mire qe Kryeministri e mbajti fjalen per te hequr parazitet dhe agallaret nga ky funksion kaq esencial sidomos tani gjate amalgamimit te decetralizimit dhe reformes administrativo-territoriale. Prej disa muajsh qytetaret e bashkise Prrenjas jane perballur me nje situate te jashtezakonshme me mbetjet urbane, pasi firma e kontraktuar nga ish kryetari i bashkise ka mbaruar kontraten e vet ne Prill te ketij viti. Ne keto kushte, Keshilli bashkiak i bashkise Prrenjas ka kaluar me shumice te cilesuar votash (11 nga 21) projekt-vendimin per kontraktimin e nje firme te re per mbetjet urbane, gje e cila eshte buxhetuar edhe ne buxhetin e vitit 2017, por ne te gjitha rastet ish Prefekti nuk ka miratuar aktet e keshillit bashkiak, duke bere politike me vendin e tij te punes, duke bllokuar me cdo kusht Vendimet e keshillit bashkiak te bashkise Prrenjas dhe duke penguar Znj. Miranda Rira ne vendimarrjen e saj publike per t’ju sherbyer qytetareve ashtu siç e parashikon ligji. Duke qene se Kryetarja eshte propozuar nga subjektit LSI ne krye te kesaj bashkie dhe Z. Demiri ishte kryetar i PS se qytetit te Elbasanit, vendimet e keshillit bashkiak Prrenjas dhe vullneti i qytetareve te kesaj bashkie, jane trajtuar sipas subjektivizmit te ish- prefektit. Nese shohim njeren nga pergjigjet absurde te kthimit te aktit te keshillit bashkiak thuhet se: “ Keshilli bashkiak para se ta shqyrtonte kete ceshtje, duhet te bente degjesa publike ne komunitet”!! Pra, Kryetarja dhe keshilli duhet te dalin te pyesin qytetaret: Doni t’ju pastrojme plehrat qe po ju mbysin apo jo??!! Ligji i qeverisjes vendore, eshte i qarte se degjesat publike jane te detyrueshme vetem per buxhetin dhe taksat e qytetareve, sepse ne te gjitha rastet e tjera ato njihen si sherbime ndaj qytetareve. Reforma territoriale ne thelbin e vet ka sherbimin me te shpejte ndaj qytetareve. Nje prefekt i tille minon gjithe keto perpjekje popullore dhe hedh ne ere miliona euro qe BE dhe partneret tane po shpenzojne per reformen. Sherbimi me i mire, nuk eshte sherbimi ndaj partise por ndaj qytetareve. Jam shpreseplote qe Prefekti i ri , Z. Maksim Malaj me nivelin e larte intelektual, me maturine dhe profesionalizmin qe e karakterizon do te kete nje qasje teresisht bashkepunuese dhe plotesisht ligjore, duke trajtuar shtate Kryetaret e bashkive te qarkut te Elbasanit njesoj, dhe jo sipas tekave te tij politike.

Share: