Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Shqipëria në BE në vitin 2050, e ardhmja nuk duket aspak premtuese!

Shqipëria në BE në vitin 2050, e ardhmja nuk duket aspak premtuese!

Vendi i fundit që iu shtua Bashkimit Europian ishte Kroacia në vitin 2013, por kur pritet të përmbushin kriteret e tyre kandiatët që duan të bëhen pjesë e BE-së?

Tina Freyburg dhe Tobias Böhmelt kanë prezantuar përfundimet e një studimi të kryer mbi mundësitë e vendeve kandidate për të përmbushur kriteret. Ata thonë se vetëm njëri nga vendet kandidate dhe pikërisht Maqedonia parashikohet të përmbushë kriteret rreth vitit 2023, ndërkohë që Serbia dhe Turqia parashikohen të jenë pjesë e Unionit rreth vitit 2030. Për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, studiuesit nuk japin rezultate shpresdhënëse. Ata mendojnë se këto dy vende nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret para vitit 2050.

Studimi i tyre bazohet në mundësinë e secilit nga vendet për t’u përshtatur me ligjet, kapacitetet dhe kostot administrative të vende pjese e Bashkimit Europian.

Tina Freyburg  është profesoreshë e Politikabe Krahasuese në Shkollën e Shkencave Politike dhe ekonomike në Universitetin St Gallen, në Zvicër, ndërsa

Tobias Böhmelt është profesor në Departamentin e Qeverisjes në Universitetin e  Essex-it. / Perktheu: Opinion.al

Share: