Home KRYESORE Steven Seagal nën akuzë për ngacmime seksuale në Hollywood

Steven Seagal nën akuzë për ngacmime seksuale në Hollywood

Hollywood së fundmi po përballet me skandale të shumta seksuale. Një tjetër emër është akuzuar për ngacmim seksual dhe bëhet fjalë për producentin e njohur Steven Segal. Ai është akuzuar nga aktorja Portia de Rossi, e cila me anë të një postimi në “Twitter” ka treguar ngacmimet e tij.

Portia, bashkëshortja e prezantueses Ellen De Generes rrëfen se gjatë një takimi në zyrën e aktorit, Seagal i kishte thënë se sa e rëndësishme ishte afeksioni jashtë ekranit, duke bere më pas gjeste perverse.

Megjithatë aktorja nuk e specifikoi se për audicionet e cilit film bëhet fjalë, apo kohën kur ka ndodhur incidenti.

Por, menaxheri i 65-vjeçarit ka thënë para mediave se aktori nuk ka asnjë koment lidhur me pretendimet e aktores.

Edhe disa yje të njohura të Hollovudit e kanë akuzuar Seagal për sjellje të papërshtatshme dhe shantazh seksual.

Akuzat ndaj aktorit i cili mori shtetësinë ruse nga presidenti Vladimir Putin në vitin 2016, vijnë pas një skandali seksual që ka tronditur Hollivudin kohët e fundit, ku mes emrave është edhe producenti i famshëm Harvey Ëeinstein.

Ndërsa kompania Netflix njoftoi se po i jep fund serialit televiziv “House of Cards” me aktorin Kevin Spacey, pas akuzave për ngacmime seksuale, largim ky që duket se i dha goditjen e fundit karrierës së aktorit, njëherësh fitues i çmimit Oscar./Lapsi.al

Share: