Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera TE FALA NGA VLORA! Nga Arben Abazaj

TE FALA NGA VLORA! Nga Arben Abazaj

“Nje mexhlis i madh na celi. pandeli jano vangjeli. me sulltan llokum na veli. si kofini pas te vjeli.” Pak a shume keshtu do e pershkruante Noli i madh po te jetonte ne ditet e sotme ne Vloren e rilindjes, fjalimin pa pike pergjegjesie morale dhe pisikologjike te kryetarit te Bashkise.

Them moral dhe psikologjik, pasi te kesh frymezim ne rini nje njeri si Edi Rama duhet te kesh probleme serioze jo vetem te karakterit dhe personalitetit, por edhe te te menduarit, te fantazise dhe imagjinates tipare thelbesore keto per dallimin e qenies njeri nga kafshet! Leli si duket ka shume deficenca qe i shfaq here pas here duke tejkaluar ndrojen dhe turpin!

Ne fakt eshte hall i madh kur njeriu ka kompleksitete me turpin, me turpin si individ dhe aq me keq pastaj si qenie sociale dhe akoma edhe me keq kur ky individi ka edhe pushtet! “Politika mbi te gjitha” eshte nje shprehje qe e kane per qejf pushtetaret e paafte qe jane “kaps” nga idete dhe mendimet! Leli sot na dha edhe nje here proven se eshte i tille, i pa afte dhe kaps menderisht.

Edhe pse eshte kryebashkiaku i nje qyteti ku droga e krimi jane i vetmi punedhenes masiv, edhe pse jeton ne nje qytet ku pushtetaret dhe minjt lakenj te tyre u zgjerohet prapanica si brume i ardhur, ndersa te tjereve u thahet prapanica dhe kane ne fund te saj nje pezhishke merimange, edhe pse qyteti cdo dite braktiset nga shume qytetare, edhe pse mosha e banoreve te varrezave eshte me e ulet se mosha e atyre qe popullojne kete qytet, edhe pse rruget e qytetit qelben era hashash, edhe jane shtuar femijet qe gjejne ushqimin neper kazana, asgje nga keto nuk ju kujtua kryebashkiakut, perkundrazi ne nje qendrim horizontal si edhe minjt lakej qe ka mbledhur rrath vetes pati merakun si e si te lajkatosej ndaj kryeministrit!

Natyrisht qe kendveshtrimi im eshte nga pozita e atij qe ka zgjedhur me deshire te jetoje ne kete qytet nga dashuria qe ka per te, njerezit e tij, historine e tij, kulturen e tij, ndryshe nga kryebashkiaku qe e kishte braktisur kete qytet dhe pranoi te kthehej vetem si kryetar bashkie, pra jo nga dashuria, por nga interesi!

Po te jetonim ne nje vend me drejtesi normale sot ky kryebashkiaku si edhe idhulli i tij kryeminister, do ishin laro birucash, por per fat te keq ne nuk kemi nje shtet te tille dhe na duhet qe mes hallesh te tjera qe jeta ka ketu te degjojme edhe talljen prej larosh qe na behet!

Share: