Home KRYESORE “Ferra e vogël mban lepurin e madh”. “JEPI DUM O DULLË!”

“Ferra e vogël mban lepurin e madh”. “JEPI DUM O DULLË!”

Nga Kasem Seferi

Kjo thënie e urtë e tironsve më ngacmoi për t’i kujtuar “Lali Erit“ një nga “bëmat“ e Bashkisë së Tiranës, në rrugën “Ali Visha“ te malorja kur zbret për në drejtim jugor të qytetit Studenti.

Pa asnjë ngjyrim dhe anësi politike dhe pa asnjë qëllim të keq në drejtim dhe rreth emrit “të mirë“ të Kryebashkiakut tonë, po i ftoj të gjithë mediat e shkruara dhe elektronike të vizitojnë vendin e përmendur në paragrafin e parë të këtij shkrimi, të pyesin banorët derë më derë, se sa vjet dhe sa herë, veçanërisht, në këto vite të “Rilindjes“ socialiste është riparuar (tironsit e vjetër do të përdornin shprehjen banale “me bythë“) një pikë e tubacionit ujësjellës.

Jo vetë kaq por sa herë në këto mandate të socialistëve që është investuar edhe në rrugën në fjalë, asgjë nuk ka pasur jetë të gjatë më shumë se sa një vit e ca.

Jo se demokratët, apo dhe LSI – istët kanë bërë ndonjë gjë për të shënuar në këtë rrugë, por të paktën këtë dreq difekti që këtë vit e kanë rregulluar më shumë se dy, a tre, katër herë, a NJË ZOT E DI?!

ZOTI VELIAJ!

E RRITËT ÇMIMIN E UJIT PA TREGUAR ARSYEN E VËRTETË.

TË PAKTËN NJË PO TA TREGOJ UNË.

PUNËSIMI I MILITANTËVE TË PS – së, LARGIMI I USTALLARËVE, PROPAGANDA E FSHEHUR MIRË NËN OKELION “THEKSO POZITIVEN DHE FSHIHE NEGATIVEN”, SI DHE TREGOJI PUBLIKUT “VEPRAT E MËDHA“ DHE NUK DIHET SE ÇFARË TJETËR DO TË SAJONI.

KU PO I ÇONI QYTETARËT E TIRANËS?

MOS DILNI NË MEDIA PËR TË TREGUAR SE ÇFARË “INVESTIMESH“ PO BËNI, POR VIZITONI NJËHERË TË VETME SE SI BËHET NJË RIPARIM I NJË “GRIMCE INVESTIMI NË RRUGËN “ALI VISHA“ ATY KU RRJEDH UJI I … KORRUPSIONIT!

Shembuj të tillë ka sa të duash në Tiranë dhe gjetkë në Republikën e Shqipërisë, o Kryetari i Bashkisë së TIRANËS.

Edhe njëherë me një thënie tironse: “JEPI DUM O DULLË!”.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: