Ambasada Italiane në Tiranë, Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim – Zyra Tiranë dhe COD – Center for openness and dialogue – paraqesin “Doors of Tomorrow”, një aktivitet i Sistemit Italian të Bashkëpunimit për Zhvillim në Shqipëri.
COD, Kryeministria, 1 nëntor 2017, ora 17.00.
Tiranë – Ҫdo projekt i Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë është një rrugë e hapur drejt paqes, zhvillimit dhe stabilitetit. Është ky mesazhi kryesor i “Doors of Tomorrow”, aktivitet i organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim – Zyra Tiranë, Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit, Projekti Natura 2000, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Kooperacioni Italian, OJQ-të italiane në Shqipëri të mbështetura nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim.
Shqipëria dhe Italia kanë një histori të gjatë miqësie, dialogu dhe bashkëpunimi. Rezultatet e arritura janë të shumta, që nga infrastrukturat e reja deri te zhvillimi i qendrueshëm i bashkësive vendore, nga mbrojtja e të drejtave të njeriut deri te ruajtja e pasurisë mjedisore. Kjo histori e madhe bashkëpunimi do të tregohet me anë të një aktiviteti që do të zhvillohet në COD, Center for Openness and Dialogue, nga 1 deri me 8 nentor 2017.
Një ekspozitë veprash originale do të jetë e hapur për herë të parë për publikun. Shtatë Side Events do të organizohen dhe do të transmetohen në Live Streaming në internet gjatë gjithë javës. Këto Side Events do të paraqesin rezultatet dhe perspektivat e ardhshme të Bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë në tema si: Programi Italo – Shqiptar i Konvertimit të Borxhit, Arsimi, Zhvillimi Rural, Ekonomia Sociale, Formimi, Punësimi, Të Drejtat e Njeriut, Mbrojtja e Pasurisë Mjedisore dhe Turizmi i Qëndrueshëm.
Është një histori unike individësh dhe institucionesh që kanë punuar e që punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.