Home KRYESORE “Ti ma lyp, unë s’ta jap…”, habit këngëtarja shqiptare në emision

“Ti ma lyp, unë s’ta jap…”, habit këngëtarja shqiptare në emision

E ftuar sot në “Top Show Magazine”, Fjolla Morina ka folur rreth projektit të saj më të ri me titull “Culo”, një këngë që është pëlqyer shumë dhe gjithashtu ka tërhequr vëmendjen për shkak të titullit provokues.

E pyetur për titullin e këngës dhe kuptimin, Fjolla u shpreh se “Culo” për ata që nuk e dinë, do të thotë “fundshpinë” ndërsa shtoi se “fundshpina e saj” është me teka.

“Ndonjë ditë kur nuk çohesh mirë, ti ma lyp unë s’ta jap. Si të më teket, ndaç ta jap, ndaç s’ta jap”, u shpreh Fjolla.

E pyetur nëse me këtë këngë ka në shënjestër vajzat e showbizit, këngëtarja u shpreh se kjo nuk është e vërtetë dhe se ajo nuk e krahason veten me asnjë. “Stilin tim asnjë s’e ka”, përfundoi Fjolla./360grade.al

Share: