Home KRYESORE Sopranoja Inva Mula rikthehet në skenën shqiptare si moderatore me një program...

Sopranoja Inva Mula rikthehet në skenën shqiptare si moderatore me një program të veçantë

Pas disa kohësh mungesë, sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula do t’i rikthehet ekranit. Sipas Anabel.al, Inva këtë herë do të rikthehet në Tv Klan me një emision mjaft të veçantë.

Ajo do të jetë pjesë e një formati, i cili i dedikohet vetëm talenteve të zhanrit klasik. Spektakli do të quhet “Virtuozët” dhe do të marrin pjesë fëmijë nën moshën 18 vjeç, të cilët do të konkurrojnë në fusha të ndryshme: kanto, balet, instrumente të ndryshme.

Share: