Një video që të rrëqeth mishin dhe të bën të qash është duke qarkulluar kohët e fundit në internet. Në të tregohet pagëzimi i një fëmije në Rumani. Prifti acarohet nga të qarat e fëmijës dhe e trajton atë në mënyrë kafshërore.
Në videon që po qarkullon gjerësisht në internet, prifti i mbyll disa herë gojën të voglit. Foshnja qan dhe e tërheq priftin nga veladoni, duke mos dashur të futet në kazanin me ujë.
Ai i vë pëllëmbën m’u në gojë, duke i mbuluar fytyrën tërësisht foshnjës dhe me shpejtësi e fut disa herë në ujin e bekuar.