Home KRYESORE Trondit media greke: Karteli i drogës nën urdhrat e Saimir Tahirit dhe...

Trondit media greke: Karteli i drogës nën urdhrat e Saimir Tahirit dhe njerëzve pranë Ramës

Media greke ‘Zougla’ në një artikull kushtuar kartelit të drogës që u zbulua pas operacionit ku u sekuestrua një gomone me 1.6 ton lëndë narkotike, e cila ishte nisur nga Himara, zbardh të tjera detaje. Droga u kap të shtunën, ndërsa në pranga ranë 11 persona, mes tyre një biznesmen grek.

Kjo media shkruan se karteli i drogës bëhej nën urdhrat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si dhe njerëzve pranë kryeministrit Edi Rama. ‘Zougla’ shkruan se karteli çonte marijuanë në Turqi dhe merrte heroinë. Mes të tjerash në artikull thuhet se sasia e drogës u zbulua nga shërbimet amerikane, ndërkohë që në operacion morën pjese shërbimet greke dhe ato italiane.
Zogla
“Të gjitha këto shërbime arritën në përfundimin se karteli funksiononte nën urdhrat apo tolerancën e ish-ministrit Saimir Tahiri”, thuhet në artikull, ndërsa shkruhet më tej se trafiku bëhej nën urdhrat edhe të drejtuesve që ndodhen pranë kryeministrit Edi Rama. Mes të arrestuarve është edhe biznesmeni nga Mykono, pronar i restorantit “Olla”, Spiro Kardhami, i cili rezulton të jetë pronar i 3 prej 4 gomoneve që përdorte karteli. Nga kontrollet e policisë, në portbagazhin e makinës së Kardhamit u gjeten dokumente qe tregonin funksionimin e kartelit.

Pjesa ku flitet per ish-ministrin
Pjesa ku flitet per tahirin

Dëshmia e një oficeri të policisë greke:

Jam oficer policie i anti-drogës së rojës bregdetare. Në fillim të gushtit 2017 më erdhi informacioni për këtë grup kriminal. “Rezultoi se përdoruesi i numrit … S. K, banues ne Glifadha, biznesmen dhe përfaqësues i ligjshëm i kompanisë X birrari-restorant në Mykono. Gjatë hetimit të çështjes rezultoi se autoritetet italiane sekuestruan 2261.50 cannabis sativa një skaf të shpejtësisë së larte të quajtur TATAMITA, në 04.08.2017 në ujerat italiane e shoqëruar me arrestime.

Ky skaf është i regjistruar në BEMS të rojës bregdetare në pronësi të kompanisë X në pronësi të S. K (drejtues). Në artikull thuhet se kjo gomone në qershor 2017 ishte parë në rrugën Athinë-Korinth duke u transportuar me një mjet drejt një magazinë në zonës e Aspropirgos, me mbishkrimin “ΑΝΥΨΩΣΕΙΣ Γ… Α…” në rrugën X. Më pas ajo është parë të transportohet nga porti i Killinit drejt parkingut të skafeve të Dh.L në Amaliadha, Ilea.

Sipas të dhënave, kjo gomone kishte pësuar defekt dhe pasi u rregullua midis 31/07/2017 dhe 01/08/2017, gomonia vazhdoi me trafikimin e drogës siç rezultoi me vone me sekuestrimin e 2261.50 kg cannabis në 04/08/2017 nga autoritetet italiane. Rezultoi se S. K, pasditen e 31/07/2017 u nis nga Athina dhe në mesnate arriti në Ilea, kohë gjatë së cilës nisi rruga e paligjshme e TATAMITA dhe menjëherë u kthye ne Athine te nesërmen në mëngjes.

Pas pak ditësh erdhi një avokat dhe tha që interesohet pronari për mjetin. Mjeti rezultoi sipas dokumenteve në pronësi të shtetasit S. K. Kjo gomone e cila ka vlerë të madhe monetare edhe sot është e sekuestruar, pasi pronari nuk ka ardhur ta marrë me dokumente ligjore. Gomonia “ΜΠΙΑΝΚΑ”, e gjatë 9 metra, me dy motorë me fuqi të larte, u gjet e braktisur për shkak të një defekti në mars 2015 në Karavostasi, Perdhika të Igumenices. Brenda në mjet u gjetën dy shqiptarë; E. L dhe G. G., të cilët nuk vërtetonin dot pronësinë dhe gomonia u sekuestrua. Gomonia “ΜΠΙΑΝΚΑ” është e njëjte me “ΣΙ ΦΑΙΤΕΡ ΟΥΑΝ” për të cilën ishte deklaruar se u shkatërruar nga zjarri dhe është ne pronësi të kompanisë së M.T.

Burimi:http://www.zougla.gr/greece/article/o-rolos-tou-epixirimatia-apo-ti-mikono-sto-alvaniko-kartel

Share: