Në “Studio e hapur” në News24, Çani komentoi edhe veshjen e kryeministrit Edi Rama në Fier me çitjane, duke lexuar domethënien sipas tij, të kësaj qasje te kryeministrit Rama.
“Unë atë veshje e shoh sikur Rama do të thotë se ‘unë brenda kam edhe dosjen e Tahirit’. Do të thoshte se ‘unë nuk kam vetëm ashtu, unë i mbaj të gjitha brenda’. Është dosja Tahiri është dosja e këtyre kryebashkiakëve të shkretë. Këta të shkretë janë. Ti mendon që në këtë vend ka peshq të vegjël që bëjnë gjëra pa porosinë e peshkut të madh. Këta janë të gjithë viktima. Ne u kemi thënë edhe në tavolinë, mos u përdorni se do digjeni keq”, tha Çani.
Duke iu referuar çështjes “Tahiri”, Çani tha se ai u dogj pasi ishte pretendent për kreun e PS-së nëse Rama largohej.