Home KRYESORE Video/ Flamur Noka ne emër te PD në mbështetje të banorëve të...

Video/ Flamur Noka ne emër te PD në mbështetje të banorëve të Himarës

Partia Demokratike u doli në mbrojtje sot banorëve të Himarës të cilët protestojnë prej kohesh për shembjen e shtëpive. Pranë tyre sot ishte, deputeti Flamur Noka i cili akuzoi qeverinë se para se të dërgonte inspektorët e ndërtimit u ka dërguar sekserë dhe se punojnë ne mënyre selektive.

“Në Himarë para se të zbarkonin forcat policore dhe inspektoriati i ndërtimit kanë zbarkuar me dhjetëra sekserë që i bëjnë pazare të të gjithë atyre të cilët u është parashikuar të prishet ndërtesa. Sekserët qeveritarë kanë zbarkuar para se të vijë qeveria”, tha ai duke patur ne sfond qytetare te Himares dhe PD.

Sipas Nokës po prishen shtëpitë e qytetareve te thjeshte por jo vilat e pushtetareve dhe te afermeve te tyre dhe se Himara përdoret për të fshehur skandalet si ai i Sajmir Tahirit për të tërhequr vëmendjen nga skandali, vijoi Noka me tej.

Gjykata e Vlorës pas ankesës së banorëve, nxori një vendim për pezullimin e aksionit të IKMT ndërsa pritet që të qartësohet se kur do të prishet pjesa tjetër e objekteve që janë në plan për ti hapur rrugë kualifikimit urban të qytetit.

Share: