Rai 3 ka mbërritur këto ditë në Shqipëri ku një ekip i xhimrit të emisionit ‘Estovest’ ka përgatotur në vendin tonë një reportazh që lidhet me trafikimin e drogës. Mbërritja e tyre vjen në një moment ku Prokuroria e Katanias ka bërë publike përgjimet e vëllezërve Habilaj, ku në të cilat përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në një prononcim për kamerën e tyre ish-kryeminsitri Berisha tha: “Një gjë dua të nënvizoj për miqtë tanë italianë duhet të jenë të përgatitur sepse janë dhjetëra tonelata drogë në tunel.”
Ndërsa gazetari ka vijuar me kronikën ku duket se i jep të drejtë deklaratave të ish-kryeministrit Berisha.
“Ndoshta është e vërtetë ajo që thotë ish kryeministri Berisha, e gjithë Europa duhet të përgatitet për një ‘shpërthim’ të paprecedentë të marijunës me tonelata të sekuestruar në Itali. Marjuana, marijuana, nuk flitet për gjë tjetër në Shqipëri.
Në televizor dhe në gazeta shohim lajme për sekuestrimin e drogës së vëllezërve Habilaj , narko trafikantët e arrestuar nga prokuroria e Katanias, kushërinjtë e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili në baza të kërkesës së Prokurorisë është përjashtuar nga partia e kryeministrit Rama” tha gazetari gjatë kronikës së tij.
Po ashtu në minutën 01:40 publikohen pamjet e një ferme kanabisi të cilën gazetari thotë se e kanë zbuluar në Durrës.
“Kjo është një fermë kanabisi në Durrës, të cilën mundëm ta filmonim vetëm më telefon” thotë ai