Miliona shikues janë tmerruar teksa kanë parë drejtpërdrejt në emision moderatoren e famshme amerikane Wendy Williams të shembet në tokë.
53-vjeçarja që ishte veshur si Statuja e Lirisë me rastin e festës së Hallouinit ndërpreu fjalën teksa u hutua, bëri një hap pas dhe u rrëzua në tokë.
Në rrjetet sociale shikuesit e tmerruar iu trembën një ataku kardiak, por pak minuta më pas Williams u rikthye në skenë duke shpjeguar se i kishin rënë të fikët.
“Nuk ishte sajesë. U rëndova nga kostumi që kam veshur dhe më ranë të fikët. Por ja ku u riktheva në skenë sepse unë nuk dorëhiqem kollaj”, tha ajo./360grade.al
Wendy Williams just passed out on live TV. And then rallied like a friggin champ minutes later. https://t.co/uN66NEAwR4 pic.twitter.com/L5uMsRMpN0
— Andrew Kirell (@AndrewKirell) October 31, 2017