Debati i gjate eshte se kur iku gjermani i fundit nga Shkodra më 28 apo 29 nëntor?! A kërkoi Enver Hoxha të na bashkonte festën me jugosllavët, apo gjithçka ishte një lojë e fatit dhe rrethanave? Keto jane pyetjet qe kane mbytur dhe ndare politiken ne Tirane ne menyre drastike per nje element te tille kaq te cuditshem!
Për herë të parë në Top Story, historiani Marenglen Kasmi publikoi një dokument të ushtrisë gjermane, nxjerrë nga arkivat dhe firmosur në 30 nëntor të vitit 1944.
“Kam një raportim ditor me telegram të Komandës të Grupimit të Forcave Tokësore E, që përfshinin forcat në Ballkan dhe kam vëzhguar raportimet nga data 22 deri në datën 30. Është raportimi i datës 29, i pasdites ku thuhet që Shkodra, tashmë është lëshuar. Është një raportim shtesë, ku thuhet se Shkodra është lëshuar pa presion nga kundërshtari”, – deklaroi Kasmi.
Ndërsa sipas historianes Valentina Duka zgjedhja e datës së Çlirimit të Tiranës do ta shmangte këtë debat, praktike kjo e propozuar prej kohesh nga eksponente te historise, por qe kurre nuk eshte degjuar.
“Personalisht mendoj që dita e Çlirimit duhet të ishte si në të gjitha vendet e asaj kohe që patëm një ditë çlirimi kombëtare, që iu referuan ose çlirimit të kryeqytetit, që mund të ishte 17 nëntori dhe nuk ka asnjë dilemë. Në ditën kur u vendos data e Çlirimit, Këshilli Nacional-Çlirimtar më 1945 i është referuar edhe datës 22 tetor, që ishte data e Çlirimit të Beogradit”, – u shpreh historiania dhe deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka.